Fillimisht mbi veturë po hedhë benzinën, ndërsa më pas ia vë flakën dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Pamjet e filmuara nga kamerat sigurisë së shtëpisë së Eroll Rexhepit nga Peja tregojnë se zjarrëvënia e veturës ka ndodhur të marten pas mesnatës, saktësisht në orën 03:07 minuta.
“Rreth orës 03:30 jam njoftuar prej fqinjëve dhe familjarëve të mi. Menjëherë kam dalur para shtëpisë edhe dyerve të mija edhe e kam parë që makina është dukeu djegur. Kam insistu (me e fikë) sa kam pasur mundësi, e kam njoftu menjëherë 192 dhe zjarrfikësit dhe kanë ardhur”, ka thënë Rexhepi.
Përkundër intervenimit vetura e bardhë e tipit golf 5 ka mbetur në këtë gjendje, ndërkaq sot është larguar edhe nga vendi i ngjarjes.
Pronari i makinës i cili shërben si imam në njërën nga xhamitë e qendrës në Pejë, thotë se nuk e di se kush mund të jetë autori i kësaj vepre kriminale.
“Jo aspak përkundrazi, ne jemi njerëz bashkqytetarë të këtij vendi dhe kemi kontribuar edhe në luftën e Kosovës edhe tani kontribuojmë aq sa kemi mundësi kështu që nuk ka të bëjë asgjë me profesionin tim apo me personalitetin tim”, ka thënë tutje ai.
Rexhepi insiston se as familjarët e tij nuk kanë ndonjë problem të hapur me dikë, për çka nuk e di se kah ta drejtoj gishtin.
Ndërkohë Policia në Pejë ka filluar hetimet fillestare ndërkaq rastin e kanë cilësuar si “zjarrëvënie”.
“Me datë 08.03.2023, rreth orës 03:45, Policia është informuar se në Rrugen “Rozafës” në Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe njesiti i zjarrëfiksëve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga Policia, dhe është cilësuar si “Zjarrvënie”, thuhet në njoftimin e Policis.
Në bazë të punës në terren në mesditë nga Prokuroria Themelore në Pejë janë shprehur optimist se i dyshuari shpejt do të identifikohet.
“Policia e Kosovës kanë marrë autorizime nga Prokurori i Shteti që t’i marrin të gjitha veprimet e nevojshme që të identifikohet personi që ka kryer këtë vepër penale dhe më pas të arrestohet. Momentalisht gjatë kësaj kohe sa jemi duke biseduar janë duke u kryer disa punët operative policore dhe besojmë se gjatë ditës do të bëhet i mundur identifikimi i këtij personi dhe më pas edhe arrestimi”, ka thënë Shkodran Nikçi, Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës.
Megjithëkëtë, deri pasditen e së mërkurës, policia e prokuroria nuk kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin për rastin.