Imazhi i fshehur i Budës në pasqyrën shekuj të vjetër

Pasqyrë E vjetër afro 500 vjet, është zbuluar se fsheh një mister brenda saj. Me dritën të fokusuar në të, reflektimi që bën pasqyra paraqet formën e Budës

Ilustrim

Mes mijëra thesareve në koleksionin e artit të Azisë Lindore të Muzeut të Artit në Cincinnati, është edhe një pasqyrë e vogël prej bronzi që daton nga shekulli i 15-të ose i 16-të, që dukej si një pasqyrë e zakonshme.

Hera e fundit kur kjo u ekspozua ishte në vitin 2017, dhe pas kësaj ekspozite kishte kaluar në një dhomë jashtë syve të publikut.

Ai që hasi në të është kuratori i muzeut të artit të Azisë Lindore Kou-mei Sung.

Song po hulumtonte të ashtuquajturat “pasqyrat magjike”, të cilat në dritë të caktuar, zbulojnë imazhe të fshehura në sipërfaqet reflektuese, njofton CNN.

Sipas tij, kjo pasqyrë kishte diçka të ngjashme më artefaktet nga Japonia e periudhës Edo.

Pasqyra, e cila daton nga shekulli i 15-të ose i 16-të

Sung kishte kërkuar që një dritë e fortë të fokusohej në pasqyrë. Në murin përpara ishte pamja e një teksture nga drita e reflektuar, diçka jospecifike, por e mjaftueshme për të nisur hetime rreth kësaj pasqyre.

Pas disa eksperimenteve, duke përdorur drita më të fuqishme dhe më të fokusuara, zbuluan imazhin e një statuje të Budës, pra rrezet që reflektoheshin nga pasqyra paraqitnin formën e tij.

Një pamje nga afër e imazhit të reflektuar, e cila përshkruan rrezet e dritës që reflektohen nga pasqyra dhe paraqesin figurën e Budës

Aty ishte edhe një mbishkrim në anën e pasme të pasqyrës, ku shkruante Amitabha, një figurë e rëndësishme në shkolla të ndryshme të budizmit të Azisë Lindore.

Pjesa tjetër e pasqyrës prej bronzi, ku shkruan emri i Budës Amitabha

Zbulimi e bën muzeun një nga institucionet e pakta në botë që zotëron një pasqyrë magjike, sipas Sung. Kuratori është në dijeni vetëm për tre të tjerë që posedojnë të rralla me temë budiste, duke përfshirë Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

Përpara shpikjes së pasqyrave të xhamit të sotëm, njerëz nga kulturat në mbarë botën shikonin bronzin e lëmuar, nga Egjipti i lashtë deri në Luginën e Indus. Arti i lashtë i pasqyrave magjike kineze u zhvillua për herë të parë gjatë dinastisë Han, rreth 2000 vjet më parë, megjithëse ato u bënë më vonë edhe në Japoni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika