Inaugurohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, këtë të hënë ka inauguruar Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike brenda Universitetit të Prishtinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, këtë të hënë ka inauguruar Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike brenda Universitetit të Prishtinës.

I pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se kjo qendër do të shërbejë për avancimin e përvojave mësimore të studentëve dhe gjetjen e zgjidhjeve të problemeve reale të ndërmarrësisë.

“Qendra për Inovacion do të shërbejë si nyje e rëndësishme e kreativitetit dhe bashkëpunimit. Kjo qendër jo vetëm që do të avancojë përvojën mësimore të studentëve, por do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve që i adresojnë problemet reale të ndërmarrësisë. Me angazhimin dhe përkushtimin e të gjithëve qendra do të jetë një katalizator për ndryshime edhe në komunitetin më të gjerë”.

Ndërkaq, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, deklaroi se ky projekt është bashkëpunim i MINT-it dhe i UP-së.

“Renovimi i hapësirave dy mijë metra katror, blerja e pajisjeve të nevojshme dhe të tjera investime për adaptimin e kësaj qendra janë rezultat i marrëveshjes mes Ministrisë së Industrisë dhe Universitetit të Prishtinës. Ministria është e angazhuar për aplikimin e një shumëllojshmërie masash për zhvillim të inovacionit”. Hajdari uroi funksionalizimin sa më shpejt të kësaj qendre.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se përmes kësaj qendre po synohet konkurrenca me të tjerët./EO

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika