Inaugurohet rruga “Ibrahim Rugova” në Shkup, merr pjesë Osmani

Në kuadër të vizitës së saj në Maqedoni të Veriut, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, mori pjesë në inaugurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në komunën e Çairit, në Shkup.

Me këtë rast, presidentja Osmani-Sadriu tha se ky është një nder jo vetëm për të e familjen e presidentit Rugova, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Çairi do të jetë përjetë i nderuar që po e përjetëson emrin e presidenti Rugova në këtë rrugë”, tha Osmani-Sadriu, duke shtuar se kjo tabelë me këtë emër, do të jetë udhërrëfyese edhe e veprës së presidentit Rugova… “Kjo rrugë me këtë emër, jo vetëm që do ta lidhë Çairin me pjesët tjera të këtij shteti, por do të jetë edhe motiv shtesë për qytetarët e Kosovës që ta vizitojnë”.

Presidentja tha se duke vendosur emra të mëdhenj të historisë sonë në rrugët tona, nderohet e kaluara jonë, gjersa e cilësoi ish-presidentin Rugova si “atë themelues i Republikës së Kosovës”, transmeton RTK.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vazhdojë agjendën e vizitës në Maqedoninë e Veriut.

Nga ora 10:20, e para e vendit pritet të mbajë fjalë rasti para stafit akademik dhe studentëve në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Po ashtu, sot pritet që ta vizitojë edhe Tetovën, ku do ta takojë kryetarin e komunës, Bilall Kasamin, disa kryetarë komunash të drejtuara nga shqiptarët dhe intelektualë të kësaj komune.

Vizitën në këtë komunë, presidentja Osmani do ta përmbyllë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku para studentëve dhe stafit akademik do të flasë për sfidat rajonale politike dhe ato të sigurisë.

Në njoftimin e Presidencës thuhej se Osmani gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut, do të vendosë lule te shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, te busti i Hasan Prishtinës dhe pllakës së Nënë Terezës, si dhe do ta vizitojë Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSHM).

Ndryshe, Osmani është për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut që nga e mërkura e 26 prillit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika