Incident në fushatë, sulmohet me gurë autobusi i kryebashkiakut të Stambollit

Një grup njerëzish hodhën gurë në autobusin ku kryebashkiaku i Stambollit, Partia Popullore Republikane (CHP) kryesore opozitare dhe kandidati për nënpresident Ekrem Imamoglu po mbante një fjalim

Pamje nga sulmi i autobusit ku po mbante fjalim, kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoglu, foto Duvar.

Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Ekrem Imamoglu, është sulmuar me gurë nga një grup, gjersa po mbante fjalim mbi një autobus në mitingun që zhvilloi të dielën në qytetin Erzurum.

Gjatë fjalimit të tij në autobus, Imamoglu u detyrua të hynte brenda për t’u mbrojtur dhe më pas të largohej dhe të mbyllte tubimin.

Duke folur në aeroportin Sabiha Gokçen në Stamboll, në kthimin e tij nga qyteti Erzurum, kryebashkiaku İmamoglu ka thënë se grupi që e kishte sulmuar atë ishin këmbëngulës për kryerjen e sulmit dhe të frymëzuar nga dikush.

Në aeroport, Imamoglu shënjestroi shefin e policisë së Erzurumit, Levent Tuncer dhe i bëri pyetje nëse ishte një urdhër për ndërhyrjen dhe sa persona ishin ndaluar, raporton BBC.

Guvernatori i Erzurumit, Okay Memis, ka njoftuar se shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga sulmi me gurë.

Me më pak se një javë të mbetur për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, presidenti i vendit mbajti një tubim masiv në Stamboll, të dielën, me të paktën 1.7 milionë njerëz të pranishëm.

Erdogan ka përshëndetur turmën masive të njerëzve në tubimin në Stambollit dhe kujtoi arritjet e Qeverisë së tij gjatë 21 viteve të fundit.

Udhëheqësi turk tha se Qeveria e tij ka trefishuar të ardhurat kombëtare gjatë 21 viteve të fundit.

Ai ka kritikuar opozitën turke për retorikën e tyre armiqësore mbi dronët e prodhimit vendas dhe dronët luftarakë dhe u zotua të përmirësojë më tej industrinë e mbrojtjes së vendit.

Zgjedhjet në Turqi do të zhvillohen më 14 maj.

Në fletën e votimit presidencial, votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu, Muharrem Ince dhe Sinan Ogan.

Ndërkohë, 24 parti politike dhe 151 kandidatë të pavarur po konkurrojnë për vende në parlamentin turk prej 600 anëtarësh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika