Incidentet kriminale, kërkohet ashpërsim i masave nga shteti

Dy persona të dyshuar në rastin e gjuajtjeve me armë zjarri në Prishtinë, mbrëmjen e djeshme vazhdojnë të jenë në arrati, derisa dy të tjerët, njëri nga ta i plagosur, janë liruar në procedurë të rregullt. Nga Prokuroria kanë thënë se janë duke punuar për kapjen e të dyshuarve të tjerë, ndërkohë njohës e sistemit të drejtësisë thonë se nevojitet ashpërsim i masave për personat e përfshirë në grupe të tilla, si ato mbrëmë

Pamje nga vendi i ngjarjes.

Katër persona janë përfshirë në gjuajtjet me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Si pasojë e këtyre gjujtjeve, në rrugën “Bajram Bahtiri” një person është plagosur në këmbë, por që gjendja e tij pas trajtimit në QKUK është stabile.

Derisa, nga Policia e Kosovës, këtë rast e kanë cilësuar si vrasje në tentativë, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, thonë se po punojnë për t’i zbuluar rrethanat e rastit.

“Ka autorizuar që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë që të ndriqohen rrethanat pse ka ndodhur ky rast dhe të sigurohet prezenca e të dyshuarve në procedurën penale, nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar në QKUK, për ta marr trajtimin e nevojshem mjeksor dhe i njëjti i është marr deklarata personit tjetër të dyshuar edhe ai është intervistuar në stacionin policor, ndërkaq për dy persona të tjerë që ndodhen në arrati, prokuroria në koordinim me policinë e kosovës që të arrihet prezenca e tyre”, ka deklaruar Laureta Ulaj – Zëdhënëse e Prokurorisë në Prishtinë.

Ndërkohë dy të dyshuarit pas intervistimit nga zyrtarët policor ë, janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas raportimeve i plagosuri është V.G, i njohur edhe për organet e rendit për shkak të së kaluarës së tij kriminale, porse për këtë çështje përgjigje nuk ka kthyer Policia.

Për përfshirjen e personave recidivistë në raste të tilla, ish-koloneli i Policisë Rrahman Sylejmani fajëson edhe institucionet.

Sipas Sylejmanit, nga qërimi i hesapeve mes grupeve të tilla, rreziku është i madh që të pësojnë qytetarë që rastësisht kalojnë kah vendi i ngjarjes.

Andaj, thotë se masat ndaj personave me të kaluar kriminale duhet të jenë më të rrepta.
“Mund të pësojë dikush i pafajjshëm aty në afërsi apo ndonjë kalimtar i rastit që ka ndodhur në të shumtën e rasteve të përfundojë dikush që nuk ka kurrfarë lidhje me asnjërin nga grupet ai është rreziku më i madhë”, ka thënë Rrahman Sylejmani – Ish kolonel i Policisë.

Banorët e lagjes ku mbrëmë ndodhi përleshja kanë treguar se gjujtjet me armë janë të shpeshta në këtë anë dhe se kanë kërkuar nga Policia shtim të masave të sigurisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika