Incidenti i Osmanit, kryeparlamentari i Maqedonisë: Sigurimi u përfshi për ta qetësuar situatën

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, iu tentua t’i merrej telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit në Aeroportin e Shkupit, për këtë ka reaguar kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Kabineti i Gashit ka deklaruar se pjesëtarët e sigurimit të tij nuk ishin të përfshirë në incident, por përkundrazi, ndërhynë për ta qetësuar situatën.

“Përkundër këtyre informacioneve, pjesëtarët e sigurimit të kryeparlamentarit Gashi, të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe për t’i udhëzuar kolegët e tyre për procedurat e sigurisë gjatë vizitës së personave VIP. Me këtë rast theksojmë se çdo raportim që e sugjeron të kundërtën është tendencioz. Pas kësaj, u bëjmë thirrje edhe mediave që kanë raportuar për këtë ngjarje, që ta verifikojnë informacionin e tyre para se të publikojnë pretendime të tilla dhe të veprojnë me përgjegjësi profesionale dhe etike,” thuhet në deklaratën e kabinetit të Gashi dërguar mediave, transmeton Klan Maqedoni.

Presidenca: Sigurimi i Aerportit të Shkupit tentoi t’ia marrë telefonin personal Osmanit, tentuan ta shtyjnë fizikisht

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika