Incidenti ndaj Osmanit në Aeroportin e Shkupit- MPB: Kallëzim penal kundër policit i cili shkaktoi incident

MPB-ja njofton se ka paraqitur kallëzim penal kundër shefit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, në lidhje me incidentin e presidentes së Kosovës që ndodhi në Aeroportin e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së hënë [sot] ka njoftuar se në mëngjes ka dorëzuar kallëzim penal dhe propozim për pezullimin nga puna për S.S, pjesë e sigurimit personal të kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Ky lajm u bë i ditur nga një postim në Facebook nga Ministria e Punëve të Brendshme [MPB].

Lajmin në Facebook e ka publikuar edhe ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Këta hapa të ndërmarrë pas incidentit me presidenten Vjosa Osmani ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të RMV-së, Pance Toshkovski, sipas të cilit, ai dyshohet se më 1 gusht ka mbërritur në Aeroportin e Shkupit, ku me kërcënime verbale ka penguar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrave të punës.

Më pas, bashkë me dy kolegë, është drejtuar në salonin VIP, ku duke kërcënuar me jetë, ka dërguar kërkesa lidhur me kalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standard profesionale konform kompetencave dhe autorizimeve do të dorëzojë Propozim për ngritjen e procedurës së konstatimit të përgjegjësisë dispilinore kundër zyrtarit policor S.S dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largimin nga vendi i punës – pezullim deri në përfundimin e procedurës dispilinore, kurse kundër zyrtarëve policor S.R dhe N.B do të dorëzojë Propozim për ngritjen e procedurës për shkelje të disiplinës për shkak të kryerjes së urdhërit të jashtëligjshëm, kryerjes së pandërgjegjshme të detyrës së punës dhe imazhit të policisë” – thonë nga MPB.

Për përgjegjësi të këtillë është zotuar edhe kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë press-konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nëse institucionet konstatojnë tejkalim ose kryerje të veprës penale, atëherë të jeni të sigurt se personi do të nxirret para drejtësisë. Askush nuk do të jetë mbi ligjin në këtë vend” – deklaroi Mickoski.

Ndryshe, kryeparlamentari Gashi, gjatë një deklarate dhënë më 2 gusht, kishte mohuar se sigurimi i tij është përfshirë në incident.

”Sot është 2 gushti ne flasim për Ilindenin ju sërish dëshironi të qëndroni tek incidenti, i thash të gjitha që kisha për të thënë, ka komunikatë edhe nga kabineti im edhe nga MPB. A punon ende te ju personi i apostrofuar? Cili person i apostrofuar? Që ka qenë i paraqitur në Aeroport? Keni ju njohuri? Nga MPB thonë se ka person i cili është paraqitur në aeroport. Po kush është ai person, unë nuk kamë njohuri për emrin vetëm pyeta. Po kur nuk dini se ka pasur person të përfshirë, pse pyetni? Dmth nuk ka pasur” – tha Gashi.

Në komunikatën e MPB-së thuhet se i denoncuari S.S ishte dërguar në Aeroportin e Shkupit nga ana e kryetarit të Kuvendit, me qëllim të tejkalimit të mosmarrëveshjeve lidhur me presidenten e Kosovës dhe bashkë me dy persona të tjerë ka lëvizur në hapësira ku nuk ka patur autorizime dhe, duke kërcënuar punonjësit e Aeroportit dhe zyrtarët policorë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas incidentit që përfshin presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë udhëtimit të saj nga aeroporti i Shkupit.

Në një deklaratë zyrtare, MPJ e Maqedonisë së Veriut ka shprehur keqardhje për keqkuptimet e ndodhura dhe ka njoftuar se janë duke kërkuar informacion të detajuar lidhur me ngjarjen.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, pa pyetje të hapura dhe me dialog të sinqertë dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, shprehim keqardhjen tonë për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të djeshëm të Presidentes së Republikës së Kosovës SH.E. Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar në Shkup,” thuhet në deklaratë.

MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut ka theksuar se kanë kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente dhe se do të kryejnë një analizë të duhur të të dhënave të grumbulluara.

“Theksojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme. Pasi të jetë bërë një analizë e duhur e të dhënave të grumbulluara në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, me qëllim kryesor shmangien e dukurive dhe situatave të tilla apo të ngjashme në të ardhmen”, thuhet më tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika