Incidenti në Prishtinë, Kica-Xhelili: Institucionet ta mendojnë urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve

Një person ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga të shtënat me armë, mbrëmjen e së premtes në "Bon Vivant". Pas lajmit, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se pret nga sistemi i drejtësisë që kryesit e veprës t’i mbajë përgjegjës

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të nisin urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në vend.

Ky reagim i Kica-Xhelilit vjen pas incidentit të mbrëmshëm me armë në një kafiteri në Prishtinë. Kica-Xhelili ka deklaruar se pret nga sistemi i drejtësisë që kryesit e veprës t’i mbajë përgjegjës.

“Në raste si ky nuk ke si të mos mendosh për drejtimin që po merr shoqëria jonë, për mungesën e mirëkuptimit e vlerësimit të jetës e dinjitetit të njëri tjetrit, për arsyet e këtij mllefi kolektiv e për domosdoshmërinë e një rikëndelljeje mbarëshoqërore. Posedimi i armëve pa leje në Kosovë po shndërrohet në tmerr e frikë të përditshmërisë sonë!  Institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta mendojnë seriozisht dhe urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në Kosovë, ndërkaq pres nga sistemi i drejtësisë ta zbardh këtë rast dhe kryerësit t’i mbaj përgjegjës”, ka shkruar Kica-Xhelili.


Kjo e fundit ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e të ndjerit, gjersa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Një person, i cili kishte marrë plagë nga të shënat e mbrëmshme në një kafiteri të Prishtinës “Bon Vivant”, ka ndërruar jetë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nga 17 të plagosur në total, 14 ishin gra.

Ndërkaq, lidhur me rastin mbeten katër të dyshuar, të gjithë të hospitalizuar. Një tjetër, gjendet në arrati.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si  “Vrasje e rëndë në tenativë dhe pjesëmarrje në rrahje”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika