India i është shtuar listës së vendeve të eksportit të kompanisë “FRUTEX” duke sjellë edhe njëherë në fokus produktin e tyre, Golden Eagle.
Përmes një postimi në rrjetin sicial Facebook, kompania e pijeve “FRUTEX” ka bërë të ditur se India do të jetë destinacioni i rradhës i “Golden Eagle”.

Golden Eagle ka shënuar sukses me shënjimin e produkteve të Kosovës në vendet botërore duke u eksportuar në 30 vende të botës.
Ndërkaq, kompania “Frutex” ka për synim që të zgjerojë shtrirjen e produkteve të saj në botë brenda këtij viti.
Prodhimi i “Golden Eagle” filloi më 2006, për të qenë sot njëra ndër pijet më të kërkuara në tregjet ndërkombëtare.