Indonezi: Të paktën 174 persona kanë mbetur të vdekur në stadiumin e futbollit si pasojë e përleshjeve mes tifozëve

Tifozët e skuadrave Arema FC dhe Persebaya Surabaya janë përleshur në një stadium futbolli në Indonezi. Si pasojë e kësaj përplasjeje mes mbështetësve të ekipeve, policia është detyruar të ndërhyjë duke përdorur gazlotësjellës

Foto ilustrim

Të paktën 174 persona kanë mbetur të vdekur në Indonezi si pasojë e përleshjeve në një stadium futbolli, duke u bërë një nga katastrofat më të rënda të stadiumit në botë.

Ndërsa nga gazilotsjellësi të cilin e përdori policia për të shpërndarë turmën e protestuesve  kanë mbetur të plagosur 180 persona.

Kjo përleshje është shkaktuar nga humbja e Arema FC nga skuadra Persebaya Surabaya.

Shefi i ministrit të sigurisë së vendit ka thënë se numri i spektatorëve e ka tejkaluar kapacitetin e stadiumit me rreth 4 mijë njerëz.

Ndërkaq, presidenti Joko Widodo ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në ligën më të lartë të Indonezisë të ndalen derisa të përfundojë një hetim.

Shoqata e futbollit indonezian (PSSI) ka thënë se kishte nisur një hetim, duke shtuar se incidenti kishte “njollosur fytyrën e futbollit indonezian”.

Pamje nga stadiumi i furbollit në Indonezi

Dhuna në ndeshjet e futbollit nuk është e re në Indonezi, Arema FC dhe Persebaya Surabaya janë rivalë prej kohësh, raporton BBC.

Në vitin 1964, gjithsej 320 njerëz kishin mbetur të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të tjerë kishin mbetur të plagosur gjatë një rrëmuje në një ndeshje kualifikuese olimpike Peru-Argjentinë në Lima.

Në Britaninë e Madhe, 97 tifozë të Liverpoolit ishin shtypur për vdekje në 1989 në stadiumin Hillsborough në Sheffield.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika