Indonezia ndalon të gjitha shurupet pas vdekjes së gati 100 fëmijëve

Indonezia ka ndalaur të gjitha ilaçet e shurupit të kollës pas vdekjes së gati 10 fëmijëve këtë vit. Këto reagime vijnë pas disa javësh, ku një shurupë për kollë në Gambia u lidhë me vdekjen e gati 70 fëmijëve  

Ilustrim





Frika indoneziane për vdekjen e gati 100 fëmijëve që mund të lidhet me një shurup medicinal ka çuar në një ndalim mbarëkombëtar të të gjitha ilaçeve të lëngshme.

Ajo vjen vetëm disa javë pasi një shurup kollë në Gambia u lidh me vdekjen e gati 70 fëmijëve.

Skandali i shurupit të kollës në Gambia, policia heton vdekjet e 66 fëmijëve 

Indonezia tha se disa shurupe të lëngshëm u zbuluan se përmbajnë përbërës të lidhur me dëmtimet akute të veshkave (AKI), të cilat kanë vrarë 99 fëmijë të vegjël këtë vit.

Nuk është e qartë nëse shurupet e kollës ishin të importuara apo të prodhuara në vend.

Të enjten, zyrtarët shëndetësorë indonezianë thanë se kishte raportuar rreth 200 raste të AKI te fëmijët, shumica e të cilëve ishin ata të moshës nën pesë vjeç. Nga kjo, pothuajse gjysma – ose 99 fëmijë – kishin vdekur, shkruan BBC.

Në fillim të këtij muaji, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi ​​një alarm global mbi katër shurupe të kollës që ishin të lidhura me vdekjen e pothuajse 70 fëmijëve në Gambia.

OBSH zbuloi se shurupet e përdorura atje – të prodhuara nga një kompani farmaceutike indiane – përmbanin “sasi të papranueshme” të dietilen glikolit dhe etilen glikolit. Shurupet kanë qenë “të lidhura potencialisht me lëndime akute të veshkave”, tha organizata.Ministri i Shëndetësisë i Indonezisë të enjten tha se të njëjtat përbërje kimike u gjetën edhe në disa ilaçe të përdorura në vend.

OBSH: Shurupet për kollën mund të lidhen me vdekjën e 66 fëmijëve në Gambia

“Disa shurupe që janë përdorur nga pacientët fëmijë nën pesë vjeç AKI janë vërtetuar se përmbajnë etilen glikol dhe dietilen glikol që nuk supozohej të ishin aty, ose në sasi shumë të vogël,” tha Budi Gunadi Sadikin.

Megjithatë, ai nuk bëri të ditur se sa raste kanë të bëjnë me ilaçet toksike.

Autoritetet indoneziane thanë se shurupet e kollës të përdorura në Gambia nuk shiteshin në vend.

Një epidemiolog tha se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë edhe më i lartë se sa raportohet.

“Kur raste si këto ndodhin, [ajo që ne dimë është] maja e ajsbergut, që do të thotë se mund të ketë shumë më tepër viktima”, tha Dicky Budiman, një epidemiolog nga Universiteti Griffith për BBC Indonesia.

Autoritetet indoneziane deri më tani nuk kanë zbuluar markat ose llojet e ilaçeve të shurupit që lidhen me fëmijët e sëmurë – në vend të kësaj thjesht ndalojnë përkohësisht shitjen dhe recetën e të gjitha ilaçeve të shurupit dhe të lëngshme.

India ndalon prodhim e shurupeve të kollës nga një kompani e dyshuar për vdekejt në Gambia





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika