Infantino arrin në Kosovë

Të premten e 30 shtatorit, presidenti i FIFA-s, Infantino ka arritur në Kosovë duke shënuar vizitën e tij të parë në këtë shtet. Ai gjatë ditës pritet të takohet me krerët shtetërorë

(Majtas) Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.





Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka arritur për vizitën e parë zyrtare të tijën në Kosovë.

Mëngjesin e së premtes, Infantino është pritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Gjersa u prit me duartrokitje, Infantino ka vizituar stadiumin “Fadil Vokrri”, me ç’rast ka bërë homazhe te shtatorja e tij.

Ndonëse do të takohet me komunitetin sportiv, më vonë në po të njëjtën ditë, presidenti i FIFA-s pritet të takohet me krerët shtetërorë dhe, njëherit, edhe të mbajë një konferencë në orën 15:00.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika