Infermierët paralajmërojnë grevë: Pagesa për kujdestari u rrit veç 2 euro

Rritja e pagesës për ndërrimet e natës dhe pagesa për kujdestaritë për të shtunat e të dielat janë disa nga kërkesat e infermierëve të sektorit publik, të cilët kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë në rast se nuk merren parasysh

Foto ilustruese

Infermierët e sektorit publik paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Kërkesat e tyre janë, rritja e pagesës për ndërrimet e natës dhe pagesa për kujdestaritë për të shtunat e të dielat.

Nënkryetari i Shoqatës Sindikale të Infermierëve të QKUK-së, Mentor Sejdiu, në një intervistë për RTK ka thënë se ata si Sindikatë, janë të diskriminuar me Ligjin për Pagat.

“Edhe sot ka qarkulluar një tabelë për pagesën për kujdestari ku shihet edhe aty një diskriminim nga ata që për dëshirën e vet e rregulluan kujdestarinë me Ligjin për Pagat, por për infermierët asgjë”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka sqaruar se për sot kanë thirrur në takim kryetaren e sindikatës, Tevide Imeri, me të cilën u shpreh se do të bisedojnë dhe do të dalin me një konkludim se çfarë të bëjnë.

“Për infermierët, pagesa është vetëm 20 euro ndërrimi i natës, siç ka qenë edhe më herët, kurse të shtunën e të dielën nuk ka pagesa, dhe vazhdon avazi i vjetër”, ka thënë Sejdiu.

Ai i bëri thirrje kryeministrit që t’i mbajë fjalët që i ka dhënë për barazi për të gjithë.

“Duhet t’i gjejë këta njerëz e t’i vendosë para drejtësisë e jo vetëm për këtë pabarazi ndaj infermierëve, por edhe për stafin tjetër mbështetës”.

Sejdiu u shpreh se ndërrimi për tetë orë është paguar më parë 18 euro e tash paguhet 20 euro.

“Ta marrim shembull emergjencën ku ata që kanë punuar për interesa të veta, një ndërrim të natës e kanë 300 euro. Me Ligjin për Paga, 155% është rritur paga për mjekët, kurse për infermierët është 20 euro”, tha ai, duke shtuar se edhe infermierët e mjekët punojnë në një vend dhe pacientin e kanë të njëjtë.

“Është diskriminim total”, ka thënë ai.

“Sejdu ka thënë se kanë biseduar me akterët për Ligjin për Pagat dhe ku kemi shkuar na kanë pritur ministra, deputetë e mjekë, por në fund ata i rregulluan vetëm për vete”, ka thënë ai.

“Asgjë për infermierë e staf mbështetës”.

Sidoqoftë, ai është shprehur se të mërkurën, sindikata do të mbajë mbledhje e do të dalë me njoftim se kur do të hyjnë infermierët në grevë, sepse siç ka thënë ai, “ka ardhur fundi”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika