Ekonomistët kanë frikë se personat me të ardhura të ulëta në Pakistan dhe ata të klasës së mesme më të ulët, do të rrëshqasin në varfëri si rezultat i inflacionit aktual.
Teksa Pakistani po tensionohet nën një situatë të tillë dhe që madje po godet globin, çdo qindarkë vlen për Anser Mai, një e ve dhe nënë e tre fëmijëve.
Ajo fiton rreth 134 dollarë amerikanë në muaj duke punuar si ndihmëse shtëpiake.
Por, kostot e përditshme po grumbullohen.
Çmimi i vezëve dhe i bulmetit i ka lënë jashtë mundësive edhe gjërat thelbësore.
E njëjta gjë për koston e kthimit të biletës për një udhëtim të përditshëm me biçikleta që është rritur nga rreth 2 dollarë në 3 dollarë. Mund të mos tingëllojë shumë, por të qenit ofruesi i vetëm për tre fëmijë dhe familjen në shtëpi do të thotë që pakistanezët si Anser po ndiejnë majë.
“Ndonjëherë fëmijët e mi hanë bukë me kripë dhe piper . Ata dëshirojnë ushqim të mirë. Këtë gjysmë kilogram vaj e bleva për 75 cent një javë më parë. Tani çmimi i tij është 1,20 dollarë. Çfarë do të bëjnë të varfërit? Një muaj më parë kam mundur ta blej këtë kilogram sheqer për 40 cent, tani është deri në 60”, ka thënë Mai.
Anser, e cila vetë është analfabete, ëndërronte një shtëpi të sajën, ushqim të mirë dhe fëmijët e saj të shkonin në shkollë, por tani ajo tha se po i humbet shpresat.
“Une nuk e di. Zoti e di më mirë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne. Si do të mbijetojmë?”, shtoi ajo.