Inflacioni ka shënuar gati 8 për qind në Gjermani gjatë muajit gusht

Inflacioni gjatë muajit gusht në Gjermani ka arritur në 7.9 për qind, po ka të ngjarë por taksa e gazit dhe fundi i zbritjes së çmimit të karburantit dhe bileta prej 9 € të shtyjë inflacion në 10% deri në fund të vitit

Fotoilustrim

Inflacioni në Gjermani është sërish në gusht, ka njoftuar të martën Zyra Federale e Statistikave, pas rënies së lehtë në qershor dhe korrik për shkak të programeve afatshkurtra të qeverisë për të ulur barrën e konsumatorit në sektorin e transportit.

“Në 7.9%, inflacioni në gusht për pak nuk ka arritur një nivel rekord në 70 vjetët e fundit. Por taksa e gazit dhe fundi i zbritjes së çmimit të karburantit dhe bileta prej 9 € ka të ngjarë të shtyjë inflacion në 10% deri në fund të vitit”, ka thënë Jörg Krämer, kryeekonomist në Commerzbank, një nga institucionet kryesore financiare të Gjermanisë, shkruan DW.

Rritja ishte edhe më shumë se sa parashikonin ekonomistët. Pas rënies nga 7.9% në maj në 7.5% deri në korrik, ekspertët kishin pritur një normë prej 7.8% për gusht.

Rritja më e madhe e çmimeve është parë në sektorin e energjisë . Pushtimi i Rusisë në  Ukrainë dhe sanksionet e mëvonshme kundër Moskës nxitën një garë kundër kohës në Gjermani për të reduktuar varësinë e saj nga gazi rus përpara dimrit. Dhe megjithëse kishte bërë hapa të rëndësishëm në atë drejtim, energjia kushtoi 35.6% më shumë në gusht 2022 sesa në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Një sektor tjetër që ka përjetuar një inflacion veçanërisht të lartë në Gjermani është çmimi i produkteve ushqimore, i cili ishte 12% në qershor përpara se të arrinte në 16.6% në gusht.

Sipas Bundesbank, banka qendrore e Gjermanisë, ka plane për të rritur pagën minimale dhe për të ulur taksat e gazit në vjeshtë, në mënyrë që të ndihmohen banorët gjermanë të përballojnë stuhinë financiare. Ekonomistët po spekulojnë gjithashtu se Banka Qendrore Evropiane ka të ngjarë të rrisë normat e interesit për të luftuar krizën që po ndihet në të gjithë zonën euro.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika