Inflacioni në Kosovë arrin në 7,8 për qind në shtator

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,8 për qind në shtator 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndërkaq, krahasuar me gushtin e këtij viti, çmimet janë rritur për 0,2 për qind.

Sipas ASK-së, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i transportit, i cili ka shënuar rritje prej 23,9 për qind. Pas tij renditet grupi i strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse, me rritje prej 11,9 për qind.

Rritje të çmimeve janë regjistruar edhe te pijet alkoolike dhe duhani, me 6,3 për qind; restorantet dhe shërbimet e akomodimit, me 5,2 për qind; si dhe shëndetësia, me 4,5 për qind.

Sipas të dhënave të ASK-së, çmimet janë rritur edhe te kujdesi personal dhe shërbimet e ndryshme, me 3,8 për qind; mobiliet dhe pajisjet shtëpiake, me 3,5 për qind; veshjet dhe këpucët, me 3 për qind; si dhe ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 2,4 për qind.

Rritje më të vogla janë shënuar te rekreacioni, sporti dhe kultura, me 1,8 për qind; informacioni dhe komunikimi, me 0,7 për qind; si dhe sigurimet dhe shërbimet financiare, me 0,3 për qind.

Ndërkaq, rënie prej 0,3 për qind kanë shënuar çmimet e shërbimeve arsimore.

Rritje mujore prej 0,2 për qind

Krahasuar me gushtin 2026, çmimet e konsumit në shtator janë rritur për 0,2 për qind.

Në këtë rritje kanë ndikuar pijet alkoolike dhe duhani, si dhe transporti, me nga 0,9 për qind secili. Shërbimet arsimore janë shtrenjtuar për 0,5 për qind, ndërsa sigurimet dhe shërbimet financiare për 0,3 për qind.

Rritje prej 0,2 për qind janë regjistruar te kujdesi personal dhe shërbimet e ndryshme, shëndetësia, restorantet dhe akomodimi, si dhe strehimi, uji dhe energjia. Ndërkaq, informacioni dhe komunikimi, veshjet dhe këpucët, si dhe mobiliet dhe pajisjet shtëpiake kanë shënuar rritje prej 0,1 për qind.

Në anën tjetër, çmimet e rekreacionit, sportit dhe kulturës kanë rënë për 1,8 për qind, ndërsa ato të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike për 0,2 për qind.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika