Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar më i larti në 40 vjetët e fundit

Çmimet po vazhdojnë të rriten me ritmin e tyre më të shpejtë në 40 vjetët e fundit. Ndërsa inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar ka kaluar në numër dyshifror për herë të parë që nga viti 1982

Ilustrim

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar ka kaluar në numër dyshifror në 10.1% që nga viti 1982, dhe kështu është duke u rritur kostoja e jetesës.

Banka e Anglisë ka thënë se norma me të cilën çmimet rriten, inflacioni mund të arrijë kulmin në më shumë se 13%.

Shifra ishte më e lartë nga sa prisnin ekonomistët, ku kontributin më të madh në inflacion e dha rritja e çmimeve të ushqimeve.

Kostot e energjisë, benzinës dhe naftës po kontribuojnë, gjithashtu edhe ushqimet si pijet joalkoolike ishin kontribuesi më i madh në rritjen e çmimeve në korrik, sipas ONS.

Më shpejt u rritën çmimi i bukës, drithërave, qumështit, djathit dhe vezëve, ndërsa më i lartë ishte edhe çmimi i perimeve, mishit dhe çokollatës.

Kostoja e transportit ishte një tjetër faktor i madh kontribues, me çmimet e aeroplanëve dhe biletat hekurudhore ndërkombëtare veçanërisht në rritje.

Kancelari i Thesarit, Ndhim Zahawi, ka thënë se marrja nën kontroll është përparësia e tij kryesore, njofton BBC.

“Unë e kuptoj se kohët janë të vështira dhe njerëzit janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve me të cilat përballen vendet në mbarë botën,” ka thënë ai.

Zahwai ka shtuar se “Megjithëse nuk ka zgjidhje të lehta, ne po ndihmojmë ku mundemi përmes një pakete mbështetjeje prej 37 miliardë funtesh, me pagesa të mëtejshme për ata me të ardhurat më të ulëta, pensionistët dhe invalidët, dhe 400 £ ulje në faturat e energjisë për të gjithë në muajt e ardhshëm.”

Ndërsa, laburistët kanë akuzuar konservatorët se kanë injoruar shkallën e kësaj krize.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika