Iniciativa “Barnatorja” në ndihmë të qytetarëve

Edhe këtë javë ka vazhduar iniciativa “Barnatorja”, një bashkëpunim mes emisionit “Radar” në Radio Dukagjini, ushtarëve të Radar-it dhe barnatores MN Farm. Iniciativa po vazhdon të përkrahet edhe nga dëgjuesit të cilët po përpiqen të kontribuojnë për ndihmë të qytetarëve. Gjatë ditës së sotme në barnatore janë paguar afro dy mijë euro për medikamentet që kanë blerë qytetarët

Ekipi i emisionit "Radar" i Radio Dukagjinit, në barnatoren MN Farm

Masa është sensibilizuar, çdo javë po shtohet rradha e qytetarëve me probleme të ndryshme shëndetësore që po presin të përfitojnë medikamentet falas nga iniciativa “Barnatorja”, një bashkëpunim mes emisionit “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, ushtarëve të“Radar-it’ dhe MN Farm e cila gjendet në hyrje të QKUK-së në Prishtinë.

Në hapje të kësaj iniciative e cila u transmetua drejtpërdrejt në RTV Dukagjini, drejtuesja e emisionit “Radar” Edita Doli, theksoi se iniciativa “Barnatorja” do të realizohet çdo të enjte deri në fund të Vitit. Doli tha se me këtë iniciativë po mundohen që sado pak t’u dalin në ndihmë qytetarëve që nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e medikamenteve dhe “Radar” po ua lehtëson këtë barrë.

E mira është që Iniciativa “Barnatorja”, po vazhdon të pëkrahet nga shumë dëgjues të Radio Dukagjinit. Doli, i ka falenderuar të gjithë përkrahësit e kësaj iniciative, në mesin e tyre edhe një dëgjues që dëshiroi të mbetet anonim, i cili para se të fillojë transmetimi i drejtpërdrejt i dhuroi 100 euro.

Edhe sot qytetarët të cilët trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë pasur mundësi të marrin barërat falas. Kishte raste me sëmundje të ndyshme, por kishte raste edhe nga stafi mjeksor i QKUK-së, që për problemet e tyre shëndetësore, gjetën mbështetjen tek kjo iniciativë.

Pronarja e MN Farm, Majlinda Nushi, njoftoi se nga kjo javë iniciativa “Barnatorja” do të përkrahet me 10% zbritje nga biznesi i saj.

“Gjatë gjithë javës kemi pacientë që interesohen se në cilën ditë do të vjen Edita, për të na ndihmuar t’i marrim barnat falas. Edhe ne do t’ju ndihmojmë me një lirim 10% për të gjitha barnat që jepen gjatë kësaj iniciative”, ka thënë Nushi.

Iniciativa “Barnatorja” realizohet çdo të enjte në kuadër të emisionit “Radar”. Gjatë të enjtes së 27 Tetorit, janë paguar 1 mijë e 617.69 euro për medikamente në ndihmë qytetarëve.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika