Iniciativa “Barnatorja” po bën bujë

Të enjten e 20 tetorit, ka vazhduar iniciativa “Barnatorja” e organizuar nga emisioni “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjin dhe "Ushtarët e Radarit" së bashku me barnatoren MN Farm, që gjatë ditës së sotme shuma e barnave arriti në 1 mijë e 109 euro

Fotoilustruese





Të enjten e 20 Tetorit, për gjysmë ore sa ka zgjatur iniciativa “Barnatorja”, qytetarët të cilët trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë pasur mundësi të marrin barërat falas. E gjithë rrjedha e iniciativës “Barnatorja” u transmetua drejtpërdrejt në RTV Dukagjini.

Ka vazhduar Iniciativa “Barnatorja”, një bashkëpunim mes emisionit “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, ushtarëve të “Radar-it’ dhe MN Farm e cila gjendet në hyrje të QKUK-së në Prishtinë.

Se iniciativa “Barnatorja” po bën bujë kanë treguar radhët e gjata të krijuara para MN Farm, qytetarë që prisnin për tu shërbyer falas me barna. Kishte prej atyre që luftojnë me sëmundjen e kancerit, por edhe me sëmundje të tjera.

Drejtuesja e emisionit “Radar” në Radio Dukagjini, Edita Doli, ka falënderuar një qytetar i cili para se të fillojë transmetimi i drejtpërdrejt kishte dhuruar 100 euro për këtë iniciativë.

Pronarja e MN Farm, Majlinda Nushi, kërkoi që sa më shumë të përkrahet iniciativa “Barnatorja”, pasi sipas saj, kohëve të fundit janë shtuar rastet e familjeve që nuk po arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e medikamenteve.
“Më të rëndë e kemi kur po përballemi me raste sociale dhe pensionistë. Kanë nevojë për barna me kosto të lartë dhe të vështirë ti mbulojnë ato shpenzime”, ka thënë Nushi.

Qytetarët që patën mundësi të shërbehen falas ishin mjaft falënderues për ndihmën dhe punën që po e bënë emisioni “Radar” në Radio Dukagjini.

Çmimi për barnat e dhuruara nga emisioni “Radar”, bashkë e ushtarët e vet është shuma prej 1 mijë e 109 euro. Iniciativa “Barnatorja”, realizohet një herë në javë, gjatë emisionit “Radar” në Radio Dukagjini.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika