Iniciativa “CorrWatch” akuzon Ministrinë e Financave për mostransparencë

Ministria e Financave

Iniciativa “CorrWatch” ka shprehur shqetësim të thellë për “mbylljen” e Ministrisë së Financave, Punës, Transfereve dhe mungesën e transparencës në procesin e rekrutimit  për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore (ATK) dhe pozitën e sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.

“CorrWatch”, përmes një reagimi, ka thënë se kanë bërë kërkesa për monitorimin e këtyre dy pozitave gjatë gjithë procesit dhe ato janë pranuar nga ministria, por që më pas ka thënë se nuk janë ftuar për monitorimin e këtij procesi.

“Në rastin e ATK-së, ‘CorrWatch’, ka kërkuar që t’i mundësohet rishikimi i aplikacioneve të kandidatëve, por ministria ka ofruar qasje vetëm në një raport bazik të tyre dhe nuk ka lejuar qasjen në dosjet e kandidatëve. Ndërsa sa i përket pozitës së sekretarit të përgjithshëm në MFPT, ‘CorrWatch’ nuk është ftuar për ta monitoruar procesin”, thuhet në reagim.

Sipas “CorrWatch”, nëse zbatohet kjo praktikë, rrezikon që këto procese të mbyllura të jenë subjekt i ndikimeve politike dhe personale, “duke minuar kështu besimin e qytetarëve në institucionet publike”.

“Kufizimi i qasjes dhe monitorimit të shoqërisë civile cenon thellësisht transparencën dhe llogaridhënien e këtyre proceseve të rëndësishme. Përfshirja e shoqërise civile mbetet jetike duke i kontribuuar kështu parimeve kryesore te rekrutimit në institucionet publike”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika