Iniciohet rast për djalin e mitur të një polici, publikoi në “Tik Tok” pamje me armë

Policia e Kosovës

Djali i një zyrtari policor do të hetohet për veprën penale të arëmbajtjes pa leje pasi i njëjti dyshohet se në rrjete sociale publikoi fotografi e pamje të një armë së bashku me një shufër metali.

KALLXO.com mëson se është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës për të njëjtin rast pasi që janë ngritur dyshimet se arma e cila është publikuar në rrjetet sociale nga i mituri mund të jetë arma zyrtare e babait të tij që punon në Polici në Viti.

Rasti është iniciuar më 23.02.2024 ndërsa është identifikuar ditë më parë.

Policia e Kosovës në raportin ditor të 24.02.2024 ka njoftuar se i mituri është shoqëruar në polici pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika