Iniciohet rast për heqjen e shiritit të punimeve nga dy persona në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast në Mitrovicë të Veriut, pasi dy të dyshuar i kishin hequr shiritat për ndërprerjen e punimeve, që inspektorët i kishin vendosur kur kishin nisur punën

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast në Mitrovicë të Veriut, pasi dy të dyshuar i kishin hequr shiritat për ndërprerjen e punimeve, që inspektorët i kishin vendosur kur kishin nisur punën.

Sipas raportit ditor policor, të dyshuarit janë shoqëruar për në stacionin policor, e ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “heqje apo dëmtim i vulave zyrtare ose i shenjave”.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kishin larguar shiritin për ndërprerjen e punimeve që i kishin vendosur inspektorët dhe kishin filluar punën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika