Inovacion në spitalin “Fati Im”

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se në spitalin “Fati Im” tashmë është punuar rasti i parë me teknologjinë më të re dhe më inovative të endoskopisë në rajon, Modeli 2025 me rezolucion 4K Ultra 2D+3D dhe Multi-Fluorescencë NIR/ICG (Indocyanin Green).

Kjo pajisje e avancuar mundëson trajtimin minimal invaziv me saktësi maksimale, veçanërisht për rastet me kancer dhe ato me endometriozë të avancuar.

Përmes përdorimit të “Indocyanin Green”, intervenimet kirurgjike tani kryhen më lehtë e më saktë.

Pacientët tanë nuk kanë më nevojë të kërkojnë trajtime jashtë vendit, pasi spitali “Fati Im” mbetet i përkushtuar në sjelljen e pajisjeve më të reja mjekësore në Kosovë dhe rajon.

SPITALI “FATI IM“, ATY KU MREKULLIA FILLON!

045322250 / 048322250 / 038600505