Insistimi i Vuçiqit për propozim të ri në dialog vlerësohet si lojë e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka një propozim nga Gjermania dhe Franca ku Serbisë i kërkohet të lejojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, si dhe në OKB. Ai tha se ky propozim i dy shteteve më të fuqishme në Evropë nuk mund të hedhet poshtë menjëherë, e që në Kosovë, kjo konsiderohet si “zbutje” e Vuçiqit

Aleksandar Vuçiq, Kryeministër i Serbisë





Dy shtetet me të fuqishme evropiane, Gjermania dhe Franca, kohëve të fundit kanë marrë shumë seriozisht zgjidhjen e problemeve mes Kosovë dhe Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vazhdon të insistojë një propozim për dialogun nga fuqitë e mëdha, gjë të cilën me herët e kishte mohuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjithë këtë situatë, profesori Milazim Krasniqi e sheh si një aktrim të shtetit serb, pas dobësimit të ndikimit rus në botë.

Milazim Krasniqi, Profesor

“Vuçiq nuk është zbutur, bëhet fjalë për lojë dhe aktrim, sepse esencialisht nuk ka ndërruar asgjë por ka vetëm një ndryshim është rritur presioni ndaj Serbisë për të vënë sanksione ndaj Rusisë dhe ky presion po rritet me presion për Kosovën. Është paradoksale se dhe hipokrite sepse Franca dhe Gjermania që e kanë njohur Kosovën ndërkohë hartojnë një marrëveshje që Serbia mos me njoft Kosovën”, ka theksuar Krasinqi.

Ndërkohë, Opinionisti Arbnor Sadiku nuk e përjashton mundësinë që ky propozim të pranohet nga Aleksandar Vuçiq, nëse këtë e ka seriozisht Gjermania e Franca.

Arbnor Sadiku, Opinionist

“Nëse perëndimi e ka seriozisht, Aleksandar Vuçiq do të jetë i gatshëm të pranoj një ofertë të tillë. Duke kërkuar nga Bashkimi Evropian, në këtë rast siç është Gjermania dhe Franca, mirëpo me kushtin që të mos kërkohet nga Serbia që ta njoh pavarsinë e Kosovës, por mund t’i lejohet anëtarsimi në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Sadiku.

Mediat serbe kanë raportuar se pas marrjes së këtij propozimi nga Gjermania dhe Franca, Aleksandar Vuçiq, është takuar me kryeministren Ana Bërnabiq, mirëpo, është thënë se nuk ka vullnet nga lidershipi serb për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.

Gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, presidenti serb u takua me homologun francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Me dy liderët evropian, takim zhvilloi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika