Inspektime për mbrojtjen nga zjarri në bizneset me frekuentim të lartë – Sveçla paralajmëron masa të rrepta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se prej dy ditësh, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ka nisur inspektime në biznese dhe ambiente me frekuentim të lartë të qytetarëve, për të monitoruar respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri.

Sipas tij, këto inspektime, të cilat tashmë janë realizuar në Prishtinë dhe Pejë dhe do të vazhdojnë në të gjithë Kosovën, kanë konstatuar mangësi në disa subjekte sa i përket standardeve të sigurisë kundër zjarrit.

Për këto raste, është lënë një afat për përmbushjen e kërkesave ligjore.

“Në rast të mosrespektimit të masave brenda afatit të dhënë kohor, do të ndërmerren masa më të ashpra, të menjëhershme dhe pa asnjë kompromis,” ka deklaruar ministri Sveçla, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve mbetet prioritet absolut i institucioneve të sigurisë.

Ndryshe, një zjarr në klubin e natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut shpërtheu në orët e hershme të së dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë, thanë autoritetet.

Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa bendi ADN po përformonte.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia prej llamarine e klubit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.

59 të rinj të vdiqën nga zjarri dhe të paktën 155 u plagosën.

Mbi 155 persona janë shtruar në spitale – kryesisht në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika