Prokuroria themelore në Ferizaj ka njoftuar se të enjten e 4 gushtit është realizuar një inspektim i jashtëzakonshëm në zonën e Brezovicës.
I pranishëm gjatë inspektimit ka qenë edhe Prokurori i Shtetit.
Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës.
Qëllimi i këtij inspektimi ka qenë identifikimi i ndërtimit të të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.
Si dhe në cilat zona janë ndërtuar ato, duke kontrolluar se a posedojnë leje ndërtimore dhe a janë në pajtim me ligjin, thuhej në njoftim.
Aksioni “Brezovica”, kishte filluar me 21 dhjetor të vitit 2021, ku nga aksioni i parë ishin arrestuar dhjetë persona, një prej tyre edhe ishte edhe ish kryetari i Komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliq dhe nëntë zyrtarë tjerë të kësaj komune.