Inspektorati i Mitrovicës Veriore paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje

Inspektorati i Komunës së Mitrovicës Veriore ka nisur t’i dërgoj vërejtje lokaleve të cilat tarracën e kanë të ndërtuar pa leje. Nëse të njëjtit nuk e bëjnë pagesën e kërkuar nga Komuna, Inspektorati së bashku me Policinë do të ndërhyjë për t’i rrënuar

Ky lokal gastronomie në qendër të Mitrovicës Veriore është në pronësi të djalit të dyshuarit serb për sulme ndaj Policisë, Milan Radojçiq.

Inspektorati i Komunës, atë por edhe shumë të tjera i ka paralajmëruar se do të rrënohen nëse nuk paguajnë obligimet ligjore të kërkuara nga organet lokale.

Pos këtu, të tilla lokale ka edhe në Lagjen e Boshnjakëve.

Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës Veriore, Nedzad Ugljanin tha se ky aksion nuk ka të bëjë me pronar të lokaleve specifike.

“Ne sipas rregullores edhe vendimeve që i kemi pru si kuvend komunal për lirimin e hapësirave publike, ata po ndërmarrin masa konkrete në terren. Jo vetëm ku po përmendët një lokal në pronësi të një Petroviqi a Radojqic ne nuk e dimë por është puna e inspektoratit me dal në terren jo vetëm aty por edhe në lagjen e boshnjakëve edhe nëpër vende tjera të qytetit,” ka thënë Nedzad Ugljanin, Kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore.

Në mënyrë që mos të ndërhyjë Inspektorati, gastronomët duhet t’i paguajnë komunës një shumë të caktuar taksa, që Ugljanin tregon se po kundërshtohet.

“Atyre po i duket shuma e madhe, sipas rregullores që është shuma 4 euro për një metër katëror edhe sene të tjera që janë përmendur në kuadër të bisedimeve,” shtoi Ugljanin.

Pronarët e lokaleve që tarracat i kanë të ndërtuara pa leje, u është dhënë 10 ditë afat që të bëjnë pagesën e kërkuar.

Inspektoratit komunal po i asiston edhe Policia e Kosovës në terren.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika