Inspektorati i punës me vetëm 33 inspektorë

Me vetëm 33 inspektorë është duke funksionuar, inspekoriati i punës, derisa vdekjet e puntorëve si pasojë e mungesës së kushteve të punës, janë bërë të shpeshta në Kosovë. Nga ky institucion thonë se ndonëse ky numër është i pamjaftueshëm, ata kanë rritur numrin e inspektimeve

Mbi 455 mijë euro është shuma e gjobave të shqiptuara për 5 muaj, ndaj kompanive të ndryshme, për shkelje të të drejtave të puntorëve nga inspektorati i punës.

Ky institucion që vepron në kuadër të ministrisë së financave, ka vetëm 33 inspektorë, që veprojnë në nivel vendi, e që sipas kryeinspektorit, ky numër është i vogël.

“Qëllimi i rekrutimit të inspektorëve, apo rekrutimi i sa më shumë inspektorëve është që të rritet numri i inspektimeve, jo vetëm inspektimeve sipas kërkesës apo sipas aksidenteve në punë, por edhe isnpektimeve të rregullta”, sipas Hekuran Nikçit –Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës.

Nikçi që udhëheq me Inspektaratin e Punës, tek përmend shkeljet më të shpeshta që ndodhin nga kompanit, thotë se si shkak i kushteve të punës, këtë vit kanë humbur jetën 5 persona.

“Shkaqet që vijnë deri te vdekjet, janë kryesisht mosrespektimi i ligjit për siguri dhe shëndet në punë, nga subjektet si skelet që nuk vendosen sipas standardeve, si mosmbyllja e hapësirave me rrezikshmëri si hapsirave të ashensorëve shkallëve dhe të tjera, mospaisja e puntorëve me pajisje mbrojtëse”, ka thënë Hekuran Nikçi –Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës.

Që institucionet e Kosovës, do duhej të e merrnin më seriozisht vdekjet që ndodhin në vendet e punës, e thonë edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

“Ne si KMDLNJ edhe më herët kemi propozuar që të ketë më tepër inspektime, të ketë gjoba më të larta, për ato kompani ose biznese, të cilat nuk u ofrojnë kushtet e domosdoshme dhe kushtet e nevojshme të gjithë atyre puntorëve, të cilët i kanë të angazhuar. Pra institucionet nuk e di edhe çka duhet me ndodhë më e madhe në mënyrë që me u marr seriozishtë”, ka thënë Valentina Demolli nga KMDLNj.

Si pasojë e mungesës së kushteve adekuate të punës, gjatë së martës, ka humbur jetën edhe një puntorë 38 vjeçar, i cili derisa ishte duke punuar, kishte rënë nga ndërtesa në Fushë Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika