Inspektorati i Tregut inspekton pikat e shitjes së karburanteve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se është duke u realizuar  verifikimi i sasisë së derivateve, ashtu që konsumatori të mos dëmtohet

Inspektimi i pikave të shitjes së karburanteve po vazhdon nga ana e Inspektoratit të Tregut, në mbrojtje të konsumatorëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se është duke u realizuar verifikimi i sasisë së derivateve.

“Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë të Metrologjisë së Kosovës, kanë vazhduar verifikimin e sasisë nëpër pikat e shitjes së derivateve të naftës, me qëllim të parandalimit të çfarëdo mashtrimi që mund të bëhet me sasinë e deklaruar. Përmes etalonëve të kalibruar, nga inxhinierët e metrologjisë, bëhen matjet e duhura me anë të të cilave vërtetohet nëse litri i deklaruar ka sasinë e saktë. Në rastet kur ka devijime, Inspektorati i Tregut ndërmerr masat e duhura ndëshkuese ndaj subjekteve që kanë mashtruar konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Tutje, Inspektorati i Tregut ka njoftuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e tregut. Ai i inkurajon qytetarët të njoftojnë parregullsitë.

“Inspektorati i Tregut, do të vijojë të mbikëqyrë tregun me intensitet të shtuar dhe të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve, për çfarë edhe i inkurajon ata që të paraqesin parregullsitë që hasin.”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika