Inspektorati i Tregut shqipton katër gjoba ndaj furrave të bukës

Inspektorati i tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka vazhduar inspektimet për peshën e bukës në furrat e Kosovës.

Sipas një komunikateje nga MINT, në disa qytete, inspektorët e tregut kanë hasur në parregullësi të mospërputhjes së peshës së bukës.

“Verifikimet, po ashtu, janë bërë për mashtrimin lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria.

Gjatë inspektimeve janë shqiptuar katër gjoba nga Inspektorati i Tregut. Nga kjo ministri u kanë bërë thirrje konsumatorëve t’i adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrotjen e Konsumatorit.

Këto lloj inspektimesh, sipas njoftimit nga MINT-i, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here