Inspektori i AKI-së, Ramadani është pyetur për ftesën nga Specialja

Inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka përfunduar raportimin para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së

Burim Ramadani

Kryetarja për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,(AKI), Ganimete Musliu, të premten ka thënë për mediat se inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani është pyetur rreth ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

“Ramadani i është përgjigjur ligjërisht dhe institucionalisht Gjykatës Speciale dhe e ka përfunduar procesin e intervistës, domethënë i është përgjigjur pozitivisht ftesës”, ka thëne Musliu.

Ne fletëthirrjen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar precizohet se Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “ të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë edhe fotografi dhe te dhëna tjera nga periudha nga 1 janari 1998 deri 31 dhjetor 2000”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar thërret Ramadanin në cilësinë e dëshmitarit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika