Instagram po përpiqet të rilidhë përdoruesit e bllokuar jashtë llogarive

Rrjeti social Instagram ditëve të fundit e ka pranuar se ka një problem me faqen sociale, për shkak se shumicës së përdoruesve të hënën në mëngjes u janë bllokuar llogaritë dhe Instagram ka kërkuar falje për një gjë të tillë, njashtu ka shtuar se është duke punuar që të zgjidhin problemin

Fotoilustrim, AP

Instagram ka thënë se po punon për një problem që ka lënë një numër të madh të përdoruesve të bllokuar nga llogaritë e tyre të hënën në mëngjes.

Disa përdorues kanë raportuar se kishin parë një mesazh se Instagram po kontrollon burimet e tyre.

Pra, disa personave u është mbyllur krejtësisht rrjeti social Instagram, e disa të tjerëve u janë kontrolluar burimet, shkruan AP.

Ishte e paqartë nëse problem ishte një çështje e brendshme apo nëse faqja e mediave sociale ishte hakuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa përdorues të Instagramit në pjesë të ndryshme të botës kanë problem me aksesin në llogaritë e tyre në Instagram”, ka thënë një zëdhënës i Metës.

“Ne po punojmë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për shqetësimin”, ka shtuar ai.

Vlen të theksohet, se Instagram e ka pranuar në Twitter problemin në orën 10:14 të  hënën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika