Instagram vjen me një ndryshim të ri

Fotoilustrim, AP

Rrjeti social, “Instagram” ka bërë një ndryshim të ri sa i përket ndarjes së storjes në grupe më të vogla.

Ndryshimi i ri, u jep mundësinë për të ndarë histori me grupe më të vogla njerëzish dhe më shumë kontroll se kush i shikon “Story-t” tuaja.

Opsioni i “miqve të ngushtë” në Instagram të jep mundësinë të ndash përmbajtje, vetëm me njerëzit që zgjedh dhe jo me të gjithë ata që të ndjekin.

Ky opsion i veçantë ju jep më shumë privatësi, por edhe ndërveprim vetëm me njerëzit që keni zgjedhur.

Zbulimi i funksionit të ri u bë nga kreu i platformës, Adam Mosseri, i cili ka theksuar në një transmetim live se Instagram aktualisht po teston aftësinë për të publikuar Stories tuaja në shumë lista të ndryshme të miqve tuaj të ngushtë.

Kjo do të thotë se në një kohë të shkurtër do të jeni në gjendje të krijoni lista me njerëz që ju zgjidhni për të parë një ‘story’ tuajën specifike.

“Kjo ju jep mundësinë për të ndarë histori me grupe më të vogla njerëzish dhe më shumë kontroll se kush i shikon ‘Historitë’ tuaja. Si dikush që përdor shpesh miqtë e ngushtë, jam shumë i emocionuar që mund të krijoj lista shtesë të njerëzve në jetën time”, ka theksuar Mosseri, duke prezantuar funksionin.

Thjesht do të vendosni një ‘blind’ dhe më pas do të jeni në gjendje të zgjidhni se cila listë e njerëzve mund ta shohin atë.

Diçka e tillë mund të jetë e dobishme, por padyshim, ju mund të hutoheni lehtësisht, ndërkohë që duhet të mbani mend dhe të kontrolloni saktësisht se cilët njerëz keni shtuar në secilën listë, për të shmangur çdo keqkuptim.

Për momentin ky funksion është në fazë testimi dhe Mosseri sqaroi se nuk e di saktësisht se kur do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika