Instituti Amerikan: Putini po bëhet gati për luftë më të gjatë

Në raportin e Institutit Amerikan për Studimin e Luftës thuhet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke u përgatitur për një luftë më të gjatë, e jo për sulme bërthamore në Ukrainë

Vladimir Putin, president i Rusisë





Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (ISW), të dielën, përmes një raporti, ka bërë të ditur se Rusia do të vazhdojë të kryejë operacione ushtarake konvencionale deri në vitin 2023, në vend që të përshkallëzojë situatën në përdorimin e armëve taktike bërthamore në Ukrainë ose të zvogëlojë objektivat e saj në ndjekje të disa kufijve.

Sipas raportit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke u përgatitur për një luftë më të gjatë, e jo për sulme bërthamore në Ukrainë.

“Vladimir Putin ka shumë të ngjarë të përpiqet të vazhdojë operacionet ushtarake konvencionale në Ukrainë, për të mbajtur territoret e pushtuara aktualisht, për të fituar terren të ri dhe për të vendosur kushte për rënien e mbështetjes perëndimore për Ukrainën që ai ka të ngjarë të ndodhë këtë dimër. Putini ka të ngjarë të mos braktisë shpresat për të arritur qëllimet e tij maksimaliste në Ukrainë, përmes mjeteve ushtarake konvencionale, të cilat, ai po i ndjek paralelisht me përpjekjet për të thyer vullnetin e Ukrainës për të luftuar dhe vullnetin e Perëndimit për të vazhduar mbështetjen e Kievit”, thuhet në raport.

Tutje, thuhet se Putini nuk ka gjasa të përshkallëzojë përdorimin e armëve bërthamore taktike, duke penguar kolapsin e papritur të ushtrisë ruse e duke lejuar forcat ukrainase të bëjnë përparime të pakontrolluara në të gjithë teatrin.

“Putini ka shumë pak gjasa të kërkojë konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n. Megjithatë, Putini ka shumë të ngjarë të vazhdojë të lërë të kuptohet për mundësinë e përdorimit taktik bërthamor rus dhe sulmeve ndaj NATO-s, si pjesë e përpjekjes së tij për të thyer vullnetin perëndimor për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës”.

Sipas raportit, ky parashikim mbështetet në dy vlerësime.

Së pari, Putini po vendos kushte për të vazhduar hedhjen e trupave ruse të përgatitura dobët, drejtpërdrejt në luftimet në Ukrainë për të ardhmen e parashikueshme, në vend që të ndalojë operacionet për të rindërtuar forcat efektive ushtarake.

Së dyti, teoria e fitores e Putinit mbështetet në përdorimin e dimrit të ashpër për të thyer vullnetin e Evropës. Këto vlerësime ofrojnë një sërë afatesh kohore që mbështesin parashikimin.

Ndryshe, të hënën shënon dita e 250-të e luftës në Ukrainë.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka njoftuar se është sulmuar objekti energjetik në Kiev, i cili furnizonte me energji elektrike 350 mijë apartamente.

Sulmohet objekti energjetik që furnizonte 350 mijë apartamente në Kiev





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika