Instituti Atlas: Të hiqet TVSH-ja në faturat e energjisë dhe të kthehen milionat për veriun

Instituti Atlas ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të heqë tatimin në vlerë të shtuar (TVSH) prej 8 për qind në faturat e energjisë elektrike dhe të kthehen miliona eurot e shpenzuara për konsumin e energjisë në veri, nëse vendoset për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike nga prilli.

Instituti përmes një postimi në “Facebook” shkroi se heqja e TVSH-së dhe kthimi i 132.5 milionë eurove që janë paguar për rrymën në veri ndër vite, do të bënte që çmimi i rrymës të zbritej për 36 për qind në vitet 2025 dhe 2026.

“Nëse ZRRE vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, Instituti Atlas kërkon që Qeveria e Kosovës të heqë TVSH-në prej 8% në faturat e energjisë elektrike dhe të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro të paguara padrejtësisht për konsumin e energjisë në veri. Zbatimi i këtyre dy masave do të ulte çmimin e rrymës me 36% gjatë viteve 2025 dhe 2026”, vijon njoftimi.

Zyra e Rregullatorit për Energji njoftoi ditë më parë se ka propozuar shtrenjtim të tarifave për energji elektrike prej rreth 15 për qind. Propozimi ka nxitur reagime. Në rrjete sociale tashmë ka nisur fushatë për të kundërshtuar propozimin.

Vitin e shkuar, ZRRE-ja pati ulur për 3 për qind çmimin e tarifave të energjisë për konsumatorë komercialë dhe ata industrialë.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika