Instituti Hidrometeorologjik për reshjet e shiut në vend: Mund të shkaktojnë vërshime të shpejta

Instituti Hidrometeorologjik për reshjet e shiut në vend ka njoftuar se ato mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik, lidhur me reshjet e shiut në vend, ka njoftuar se të njëjtat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta.

“Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kan filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik.

Në njoftimin e tyre thuhet se këto vërshime mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu e të tjerë.

Tutje, thuhet se nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore, sidomos, nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nën kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika