Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka pershëndetur marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit.
Ajo ka thënë se ky hap është në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull.
“Lajm i mirë për të parë nënshkrimin e kontratës për energjinë ndërmjet KEDS dhe Elektrosever. Ky është një hap në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull, në mënyrë që më në fund të kemi normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë! Integrimi në BE është qëllimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Von Cramon.
Great news to see the signing of energy contract between KEDS & Elektrosever.
This is a step in the right direction to full implementation of all pending agreements in order to finally have full normalization between #Kosovo 🇽🇰 and #Serbia 🇷🇸!
EU Integration is our joint goal. https://t.co/pIDiP7e6yS
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) December 9, 2023
Ndryshe, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot KEDS-i dhe Elektroseveri kanë nënshkruar kontratën komerciale.
Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.
“Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE-ja dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur”, ka shkruar Lajçak.
I welcome today’s signature of the commercial contract between KEDS and Elektrosever. This is an important step in implementing the 🇪🇺-facilitated Energy Roadmap and on the path to normalisation of relations between Kosovo and Serbia. Congratulations to all who made it possible!
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 9, 2023