Inteligjenca amerikane thotë se lufta në Ukrainë i kushtoi Rusisë me 315 mijë viktima

Raporti, po ashtu, vlerësoi se humbjet e Moskës në personel dhe automjete të blinduara në luftë me ushtrinë ukrainase e kanë kthyer 18 vjet mbrapa modernizimin e ushtrisë ruse, sipas burimit

Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane ka gjetur se lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë me 315.000 trupa të vdekur dhe plagosur, apo mbi 80 për qind e trupave që i kishte kur e nisi konfliktin, ka thënë një burim brenda inteligjencës të martën.

Raporti, po ashtu, vlerësoi se humbjet e Moskës në personel dhe automjete të blinduara në luftë me ushtrinë ukrainase e kanë kthyer 18 vjet mbrapa modernizimin e ushtrisë ruse, sipas burimit.

Ambasada e Rusisë dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk i janë përgjigjur kërkesës së Reutersit për koment.

Zyrtarët rusë kanë thënë se Perëndimi e zmadhon numrin e trupave ruse të vrara në luftë në vlerësimet e veta dhe se, pothuajse gjithmonë, i zvogëlon humbjet e Ukrainës në këtë luftë – për ta cilat zyrtarët rusë thonë se janë të mëdha.

Burimi tha se raporti i deklasifikuar së fundmi i inteligjencës amerikane vlerësoi se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022 me 360.000 trupa.

Prej atëherë, sipas raportit, 315.000 trupa ruse, apo rreth 87% të numrit të përgjithshëm me të cilin e nisi luftën, janë vrarë apo plagosur, tha burimi.

Humbjet e mëdha, sipas burimit, janë arsyeja pse Rusia është detyruar t’i lehtësojë standardet e rekrutimit dhe t’i thërrasë në ushtri të dënuarit me burg dhe civilët e moshuar për të luftuar në Ukrainë.

“Shkalla e humbjeve e ka detyruar Rusinë të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për ta ruajtur aftësinë për të luftuar. Rusia shpalli një mobilizim prej 300.000 trupave në fund të vitit 2022, dhe i ka lehtësuar standardet për ta mundësuar rekrutimin e të dënuarve dhe civilëve të moshuar”, gjeti raporti, sipas burimit.

Ushtrisë ruse i kanë mbetur vetëm 1.300 automjete të blinduara në fushëbetejë dhe tani i duhet t’i përforcojë forcat ushtarake me tanke T62 të prodhuara në vitet ’70, theksoi burimi.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika