Inteligjenca britanike: Rusët po përgatiten që të mbrohen nga përparimi i forcave ukrainase

Sipas inteligjencës britanike, njësitë ruse kanë ndërtuar sisteme të reja pranë kufirit të Krimesë, njëherit edhe midis rajoneve Donetsk dhe Luhansk. Duket se prioritet i tyre mbetet mbrojtja ndaj ushtrisë ukrainase





Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin më të fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.

Sipas këtij raporti, riparimi, organizimi dhe përgaditja e mbrojtjes ndaj ushtrisë ukrainase vazhdon të jetë prioritet i asaj ruse.

Njësitë kanë ndërtuar sisteme të reja pranë kufirit të Krimesë, njëherit edhe midis rajoneve Donetsk dhe Luhansk. Disa nga këto vende janë deri në 60 km prapa vijës së frontit aktual të luftës.

Një gjë e tillë sugjeron se rusët po bëjnë përgatitje në rast të përparimeve të mëtejshme të mëdha ukrainase, thuhet në raport.

Ministria vazhdon duke thënë se ka “gjasa” që Rusia do të përpiqet të ridislokojë përfundimisht disa nga forcat e marra nga Kherson për të përforcuar dhe zgjeruar operacionet sulmuese pranë qytetit të Bakhmut në rajonin lindor të Donetsk.

Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt duke shkaktuar shumë viktima në radhët e civilëve.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika