Inteligjenca gjermane thotë se një njësit rus kreu sulme kiberbetike ndaj NATO-s e BE-së

Foto ilustruese

Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përket inteligjencës ushtarake ruse (GRU), i njohur si njësiti 29155, duke thënë se ka kryer sulme kibernetike kundër shteteve anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Në një postim në platformën sociale X – të njohur më parë si Twitter – agjencia gjermane ka thënë se ka lëshuar paralajmërimin bashkë me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) të Shteteve të Bashkuara, agjencinë amerikane për siguri kibernetike CISA dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Paralajmërimi vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve në Evropë për mundësitë e shtrirjes së hakerëve dhe të spiunëve rusë, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, më 2022.

Më herët gjatë vitit, Berlini e ka akuzuar Rusinë për kryerje të disa sulmeve kibernetike kundër Social-Demokratëve në pushtet, si dhe ndaj disa kompanive të tjera që merren me logjistikë, mbrojtje, hapësirë ajrore dhe sektorë të teknologjisë informative.

Në paralajmërimin e lëshuar të hënën, agjencia gjermane ka thënë se grupi rus, i njohur si “Ariu i prushit”, ka kryer aktivitete me qëllim të spiunimit dhe të sabotazhit, me qëllim të vjedhjes së të dhënave të publikuara.

Njësiti i agjencisë ruse, GRU, është i njohur për përfshirjen e dyshimtë në helmim të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, në Britani, më 2018, sipas agjencisë gjermane./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika