Interesim i madh i serbëve për targat “RKS”, shtyhet afati edhe për 15 ditë

Për shkak të kërkesës së madhe dhe interesimit të lartë për regjistrim të automjeteve me targa “RKS”, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta shtyj afatin edhe për 15 ditë, deri në gjysmën e dhjetorit. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 3000 vetura që ishin me targa ilegale nga 1 nëntori, janë kthyer në “RKS”. Për shkak të interesimit të madh edhe në Mitrovicën Jugore janë para radhë të gjata të serbëve në qendrat e kontrollimit teknik

Qytetarë që presin për të bërë riregjistrimin e targave ilegale serbe në RKS.

Dragoljubi është bujk nga Zubin Potoku, por që nga orët e mëngjesit ka dalë për punë në Mitrovicën Jugore.

Kontrollet teknike po i kryen për traktorin që e posedon qe disa dekada për ta regjistruar për herë të parë me targa të Republikës së Kosovës.

“Pse, për të pasur të drejtën për të vozitur automjetin tim. Kam traktor, por sa kushton nuk e di po pres ta shoh”, ka deklaruar Dragoljub, qytetar nga Zubin Potoku.

Targat ilegale “KM” po i largon nga vetura edhe një tjetër qytetar nga Mitrovica Veriore.

“Po i ndryshoj targat, nuk mundemi kështu më me vozitë me targa “Km”, me targat e vjetra. Marrëveshja është bërë duhet të merren të rejat. Po më kushton nga 220 në 250 euro. Nëse do të shtyhej afati për një muaj ndoshta do të ishte më mirë”, ka thënë ai.

Sot ka qenë afati i fundit për t’i regjistruar veturat në “RKS”, prandaj serbët i janë drejtuar me të madhe Qendrës së Kontrollimit Teknik në Mitrovicë të Jugut, ndonëse disa hezitojnë të flasin para kamerave.

“Sepse më duhet t’i ndërroj, këtë e kërkon shteti i Kosovës dhe më duhet që të kem mundësi të vozis automjetin”, ka thënë një qytetar nga Mitrovica Veriore.

Sipas punonjësve në këtë qendër, interesimi është shtuar dukshëm nga data 15, madje orari i punës është zgjatur deri në orën 18:00.

“Serbët kryejnë kontrollën teknike është 30 euro, sigurimi varësisht prej automjetit kubikazhës çfarë kubikazhe është dhe në qendër të regjistrimit i ka 51 euro për me u pajis me dokumenta edhe me tabela”, ka thënë Xhemajl Beqiri, Punonjës.

Interesim të madh ka pasur edhe në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendësdrejtori për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka treguar se Ministrisë së Brendshme i kanë kërkuar të shtyhet afati për shkak se është shtuar dukshëm interesimi. E, pasditen e së enjtes, kësaj kërkese iu pozitivisht Ekzekutivi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 15 dhjetor 2023. Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe dhe interesimit të lartë për regjistrim të automjeteve me targa RKS”.

Nga muaji nëntor sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani mijëra serbë i kanë konvertuar targat në RKS.

“Që nga 1 nëntori i këtij viti deri më sot ne i kemi diku mbi 3000 automjete të regjistuara nga “KM”, “GL”, “PR”, targat ilegale në “RKS”. Duke marrë parasysh që i kemi edhe 800 përafërsisht në vitet paraprake që janë regjistruar”, ka deklaruar ai.

Në ditën që përfundon afati, Elshani tregon se kudo që hasen veturat me targa ilegale do të konsiderohen si të paregjistruara, vozitësi do të gjobitet me 150 euro, do t’i merren targat, konfiskohet dokumentacioni, dhe ajo veturë largohet nga komunikacioni.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika