“Interesim i madh nga prindërit e nxënësit” – Flasin libraritë që janë furnizuar me tekste shkollore nga shtëpia botuese “Dukagjini”

Shtëpia Botuese “Dukagjini” po shpërndan tekstet shkollore në gjithë Kosovën.

Edhe të shtunën është parë një fluks i prindërve e nxënësëve në librari të ndryshme në qytetet e Kosovës për t’u furnizuar me tekste shkollore.

Përfaqësuesi i librarisë, “Altera” në Prizren, Ali Fetahu ka treguar se ka një interesim të jashtëzakonshëm nga ana e prindërve e nxënësve për të blerë librat.

Fetahu për Dukagjinin ka bërë të ditur se procesi është duke shkuar shumë mirë dhe se libraria është hapur që nga mëngjesi deri në ora 23:00 për shkak të interesimit për tekstet shkollore.

“Më datë 20 gusht jemi furnizuar me 23 gusht kemi filluar shitjen. Interesim është rritë ndjeshëm që nga dje. Procesi ka shkuar shumë mirë, prindërit kanë ardhë me lista që i kanë marrë nga profesorët. Shumica e artikujve janë, diku 95%, për shkak të disa ndryshimeve disa janë në shtyp ende duke u botuar”, ka deklaruar Fetahu.

Fetahu ka theksuar se një interesim më i madh vërehet nga cikli i ulët për shkak se cikli i lartë ende nuk e kanë të qartë saktë listën e teksteve shkollore për secilën lëndë.

“Cikli ulët ka më shumë interesim 1-5, tjerët për shkak të arsimtarëve që mund të kenë ndryshime ende nuk ka fluks të madh nga ana e tyre”, ka vijuar ai.

Ngjashëm edhe libraria “Rilindja Commerc” në Ferizaj ka theksuar se bashkëpunimi me shtëpinë botuese “Dukagjini” rreth furnizimit me tekste shkollore ka qenë në nivelin e duhur.

Përfaqësuesi i kësaj librarie, Rinor Berisha ka thënë se po vërehet një entuziazëm në prag të fillimit të vitit shkollor si nga ana e prindërve, ashtu edhe e nxënësve për blerjen e teksteve shkollore.

“Ne si librari jemi të përgatitur me të gjitha titujt shkollorë që të fillojë sa më mirë më 1 shtator. Sot është dita e parë që ka filluar shitja, interesimi është, nuk ka ende ndonjë fluks shumë të madh. Pak më vështirësi kemi te cikli i parë, ende nuk kanë krijuar raporte me mësuesen dhe nuk e dinë saktë”, ka deklaruar Berisha.

Berisha ka theksuar se libra ka mjaftueshëm për të gjithë dhe se procesi po ecën shumë mirë.

Për t’ju lehtësuar kërkimin, kemi përgatitur një listë të detajuar të librarive në çdo qytet të Kosovës që tashmë janë pajisur me tekstet shkollore nga botimet e shtëpisë botuese “Dukagjini”.

Sigurohuni të vizitoni librarinë në qytetin tuaj përkatës ku mund t’i gjeni botimet “Dukagjini” për një vit të suksesshëm shkollor.

📌PRISHTINË:

– LIBRARIA DUKAGJINI, SHESHI NËNË TEREZA

– LIBRARIA DUKAGJINI, PRISHTINA MALL

– LIBRARIA DUKAGJINI, DUKAGJINI CENTER, LAKRISHTË

– LIBRARIA XHA LIMANI: Rr. EMIN DURAKU – TE SHKOLLA ELENA GJIKA: 044 990 833

– LIBRARIA ARTINI: Rr. EQREM QABEJ – TE INSTITUTI ALBANOLOGJIK: 049 664 627

– LIBRARIA ABC: ULPIANË – TE SHKOLLA HASAN PRISHTINA: 045 631 241

– LIBRARIA ABC: BREGU DIELLIT – TE SHKOLLA ILIRIA: 045 631 241

– LIBRARIA ABC: KODRA E TRIMAVE – TE SHKOLLA ZENEL HAJDINI: 045 631 241

– LIBRARIA BLENDI: Rr. AGIM RAMADANI, TE SLOVENIA SPORTI: 044 838 669

– LIBRARIA DIJA: Rr. DANUBI – TE XHAMIA MADHE: 044 157 538

– LIBRARIA GLOBI: Rr. EMIN DURAKU – TE GJIMNAZI SAMI FRASHËRI: 044 665 687

– LIBRARIA MAGJIA E LIBRIT: Rr. ENVER MALOKU: 045 501 155

– LIBRARIA NOLI: Rr. AZIZ KELMENDI, ULPIANË: 044 210 641

– LIBRARIA PENA: TE GJIMNAZI SAMI FRASHERI: 044 299 941

– LIBRARIA IDEA: TE FAKULTETI FILOLOGJIK: 049 126 265

📌FUSHË KOSOVË:

– LIBRARIA LIBRI IM: TE AMBULANTA E RE: 044 233 480

– LIBRARIA ALTERA: AFER UNVERSITETIT AAB 049 856 826

📌DEÇAN:

– LIBRARIA AGIMI-DE: SHESHI MENTOR TOLAJ: 044 123 297

📌DRENAS:

– LIBRARIA LIKOSHANI: QENDRA E RE TREGTARE: 044 553 188

📌FERIZAJ:

– LIBRARIA RILINDJA COMMERC 1: Rr. BESIM REXHEPI: 044 766 266

– LIBRARIA RILINDJA COMMERC NT 2:  Rr. REXHEP BISLIMI: 044 766 266

– LIBRARIA ALFABETI: DËSHMORËT E KOMBIT:  049 525 858

– LIBRARIA GLOBI: DËSHMORËT E KOMBIT: 044 599 503

📌GJAKOVË:

– LIBRARIA TOMORI N.T.SH: Rr. Washingtoni 044 134 806

– LIBRARIA ILIRIKU: Rr. 191, NËNË TEREZA:  044 177 888

📌GJILAN:

– LIBRARIA ABC: Rr. 15 QERSHORI: 045 639 903

– LIBRARIA ABETARJA: Rr. 15 QERSHORI: 045 633 452

– LIBRARIA FIRST STEP: PËRBALL PARKUT TË QYTETIT: 049 778 906

📌ISTOG:

– LIBRARIA MESHARI: Rr. 20 QERSHORI: 049 551 335/ 045 303 987

– LIBRARIA SMART POINT: Rr. 2 KORRIKU AFËR XHAMIË SË RE: 049 396 011

📌KAMENICË:

– LIBRARIA TEUTA: Rr. ADEM JASHARI: 044 720 089

📌KAÇANIK:

– LIBRARIA GËZIMI:  BULEVARDI ISMAIL RAKA: 044 225 242

📌LIPJAN:

– LIBRARIA ABC E RE: Rr. ISA KASTRATI: 049 407 765

📌KLINË:

– LIBRARIA MESHARI: SHESHI MUJË KRASNIQI: 049 303 897

– LIBRARIA N’BOTË T’LIBRIT: Rr. GJIMINAZIT:  049 470 860

📌MALISHEVË:

– LIBRARIA ARBËRI: Rr. RILINDJA KOMBËTARE: 044 688 090

📌MITROVICË:

– LIBRARIA GALDIMI N.T.P: Rr. MBRETËRESHA TEUTË: 049 593 330

– LIBRARIA REAL AA: Rr. SKËNDERBEU: 049 213 671

– LIBRARIA ROTRING: Rr. MBRETËRESHA TEUTË:   049 842 680

📌OBILIQ:

– LIBRARIA XHA LIMANI: SHESHI I SKËNDERBEUT: 044 718 079

📌PEJË:

– LIBRARIA DUKAGJINI SHOP: SHESHI “HAXHI ZEKA”: 044 134 233

– LIBRARIA DD PRINT: Rr. ESAT MEKULI: 049 150 664

– LIBRARIA NOBELI: Rr. MBRETËRESHA TEUTË:   044 134 233

📌PODUJEVË:

– LIBRARIA DEA: Rr. “ZAHIR PAJAZITI”: 044 170 181

– LIBRARIA FUSHA: Rr. “SKËNDERBEU”: 045 297 227

– LIBRARIA PENA: Rr. “ZAHIR PAJAZITI”: 044 299 941

📌PRIZREN:

– LIBRARIA ALTERA: Rr. TIRANA: 049 856 826

– LIBRARIA PENA: Rr. ISMET JASHARI: 049 761 817

– LIBRARIA SEVEN DAYS: Rr. ISMET JASHARI: 049 482 100

– LIBRARIA PANDA: Rr. HAFEZ ISMAIL HAKI: 044 302 130

📌RAHOVEC:

– LIBRARIA ABETARJA: Rr. XHELAL HAJDA-TONI: 044 200 828

📌SKENDERAJ:

– LIBRARIA RILINDJA: Rr. 28 NËNTORI: 045 588 055

– LIBRARIA SHALA: Rr. RILINDJA KOMBËTARE: 045 707 774

📌SUHAREKË:

– LIBRARIA EDORI: Rr. BRIGADA 123: 045 407 765

📌SHTIME:

– LIBRARIA LIBRI: Rr. E TIRANËS: 045 220 548

– LIBRARIA TE BANI: Rr. E TIRANËS: 044 856 865

📌VITI:

– LIBRARIA EC ME KOHËN: Rr. 11 MARSI: 045 297 738

📌VUSHTRRI:

– LIBRARIA MIGROS: DËSHMORË E KOMBIT: 049 115 493

– LIBRARIA GLOBI: BULEVARDI ADEM JASHARI: 048 550 244

– LIBRARIA CONTE: DËSHMORË E KOMBIT: 044 317 336

Të gjitha libraritë e qyteteve të Kosovës ku mund t’i gjeni tekstet shkollore nga shtëpia botuese “Dukagjini”

Shija e redaktorit

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Të fundit nga rubrika