Kompania Microsoft ka nisur çaktivizimin në disa platforma, por ka lajmëruar se më 15 qershor Internet Explorer nuk do të jetë më i përdorshëm në desktop. Internet Explorer ishte shfletues i integruar në sistemin Windows që prej vitit 1995, i zëvendësuar më vonë me Microsoft Edge.
Ishte viti 2013 hera e fundit e përditësimit, kur Microsoft prezantoi Internet Explorer 11 që nuk është se pati një sukses të madh. Gjithashtu, vlen të theksohet se modelet që do të preken nga ky ndryshim janë ato janë që operojnë me Windows 10, ndërsa ato që punojnë me 11 e më pas janë të integruar me Microsoft Edge.
Megjithatë, me rritjen e shërbimeve konkurruese si Safari i Apple dhe Chrome i Google, gjiganti i teknologjisë është “larguar” ngadalë duke hequr dorë nga shërbimi i tij klasik, duke e zëvendësuar atë me Microsoft Edge që thuhet se përmban siguri, privatësi dhe shpejtësi të përmirësuar.
Në Edge do të keni mundësi për të aksesuar një pjesë të funksionalitetit të shfletuesit të vjetër për të siguruar funksionalitetin e disa aplikacioneve ende të bazuara në shfletuesin e vjetër.
Eric Van Aelstyn, Menaxher i Marketingut të Produkteve të grupit Redmond ka theksuar se, “Kjo mbyllje e kësaj platforme nuk erdhi për një çast, por duke i parë zhvillimet teknologjike dhe duke i parë statistikat se sa përqind e njerzve po e perdorin “Internet Explorer” na bëri që të shënojmë mbylljen e kësaj platforme”.
“Dalja në pension e Internet Explorer përfaqëson një moment historik për transformimin digjital të të gjithëve, si dhe klientët tanë. Ne kemi punuar shumë në këtë rrugë të braktisjes së IE dhe nuk do të kishim arritur kurrë deri këtu pa ju” – tha Eric Van Aelstyn, Menaxher i Marketingut të Produkteve të grupit Redmond