Interpol: Mbi 200 tonë drogë janë konfiskuar në Amerikën Latine

Autoritetet në Amerikën Latine kanë arrestuar 14.260 njerëz dhe kanë konfiskuar rreth 200 tonë kokainë, në kuadër të një operacioni të madh, të udhëhequr nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol).

Në periudhën 12 mars – 2 prill, autoritetet kanë konfiskuar 203 tonë të kokainës dhe drogave të tjera – vlera e të cilave arrin rreth 5.7 miliardë dollarë.

Përgjatë operacionit janë konfiskuar edhe mbi 8.200 armë të paligjshme dhe 305.000 fishekë.

Operacioni është thënë të jetë zhvilluar në 15 shtete.

Në total, autoritetet kanë ndërprerë veprimtarinë e 20 grupeve kriminale, përfshirë sindikatën braziliane të krimit, Primeiro Comando da Capital, bandën e të rinjve të Salvadorit, Mara Salvatrucha dhe Kartelin e Ballkanit, që është aktiv edhe në Amerikën Jugore.

“Fakti që një operacion i konfiskimit të armëve ka rezultuar në kapje të një sasie kaq të madhe të drogës, dëshmon se këto krime janë të ndërlidhura”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock.

“Rrjetet e krimit të organizimit, me të gjitha aktivitetet e paligjshme, e kanë vetëm një prioritet, profitin. Ne, si zyrtarë për zbatim të ligjit, duhet të tregojmë vendosmëri për t’i shkatërruar këto grupe në çdo rajon të botës”, ka thënë mes të tjerash Stock./rel/

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika