Intervistimi i Mihalit nga Prokuroria Speciale, Haradinaj: Po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj intervistimit të Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, duke theksuar se veprimet e drejtësisë kundër "mafisë energjetike" po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet nga Prokuroria Speciale, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Ai e ka ndërlidhur intervistimin e saj me “mafinë energjetike”, duke thënë se veprimet e fundit të drejtësisë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë.

“Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, ka shkruar tutje Haradinaj në një postim në Facebook.

Dejona Mihali intervistohet nga Prokuroria Speciale

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika