Intervistimi i kandidatëve për pozitën e rektorit të UP-së do të bëhet më 21 nëntor

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka bërë të ditur se ka miratuar agjendën e intervistimit dhe votimit të kandidatëve të cilët kanë plotësuar kushtet për konkurrim për pozitën e rektorit të UP-së dhe është theksuar se intervistimi do të bëhet të hënën e 21 nëntorit, nga ora 10:00 në sallën e Senatit

Rektorati i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"





Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka bërë të ditur se ka miratuar agjendën e intervistimit dhe votimit të kandidatëve të cilën kanë plotësuar kushtet për konkurrim për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në një email të shpërndarë për media nga Universiteti i Prishtinës, tregohet se intervistimi i kandidatëve do të bëhet me datën 21 nëntor 2022(të hënën), duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Senatit të UP-së.

Gjersa theksohet se pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe votimi për zgjedhjen e rektorit.

Kësisoj, Këshilli Drejtues ka ftuar mediat për monitorimin e këtij procesi.

Vlen të theksohet, se Naser Sahiti është shkarkuar nga pozita e rektorit të UP-së më 21 tetor 2022, ndërsa ushtruese e detyrës së rektores më pas është zgjedhur Luljeta Plakolli-Kasumi.

Në konkursin për rektor të UP-së, kanë aplikuar gjashtë burra dhe asnjë grua.

 

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika