Intervistimi i Sami Lushtakut nga Specialja – çfarë deklaroi avokati i tij?

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar nga policia e Gjykatës Speciale në mbrëmjen e së premtes së 8 marsit.

Ai ishte dërguar në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Pas intervistimit, Sami Lushtaku u lirua.

Avokati i tij, Artan Qerkini, ka konfirmuar se Lushtakut i është konfiskuar telefoni.

“Ky veprim bie ndesh me ligjin. Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në DHSK.

Ndërsa, Zyra e Prokurorit të Specializuar në lidhje me këtë çështje duke mos dhënë detaje kanë thënë se “ZPS-ja është duke kryer operacione të vazhdueshme.”

Gjykata Speciale ka pasur aksion të tillë edhe të enjten, ku u bastis shtëpia e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Lexo edhe: Specialja bastis shtëpinë e Sylejman Selimit

Artan Qerkini, avokat i Selimit, ka konfirmuar se bastisja u krye nën dyshimin se ka prova për pengim të administrimit të drejtësisë, por që klienti i tij nuk e ka statusin e personit të dyshuar.

Avokati Qerkini u ankua për shkelje të të drejtave kushtetuese të Selimit.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika