Intervistohen tre të dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe shit-blerje të diplomave

Dy burra dhe një grua, janë intervistuar nga Policia e Kosovës për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim. Bëhet e ditur se dy nga ta janë 22 vjeç dhe tjetri, 27-vjeç

Policia e Kosovës





Tre persona të dyshuar, dy burra dhe një grua, janë intervistuar nga Policia e Kosovës për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 26 tetor të këtij viti, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar një autorizim mbi grumbullimin e informacioneve në lidhje me disa denoncime publike, me ç’rast është shfaqur fenomeni i shit-blerjes së Punimeve të Diplomave.

Në rastin “Falsifikimi i dokumenteve” janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarëve personat një burrë 22-vjeç me incinialet F.Th dhe një grua e të njëjtës moshë me incinialet F.V.

Ndërkaq, në lidhje me rastin “Mashtrim” në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një person i gjinisë mashkullore 27-vjeç, meincinialet B.B.

Pas grumbullimit të provave dhe kompletimit të lëndëve, bëhet e ditur se Hetuesit e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë do t’i procedoj në Prokurorinë  në Prishtinë me kallëzim penal kundër personave të lartcekur.





Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika