“Investimet e reja”, Kurti dhe Vitia pritet ta vizitojnë klinikën e Onkologjisë në QKUK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten e 11 gushtit pritet ta vizitojnë Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo vizitë e tyre do të jetë me qëllim për të parë nga afër vënien në funksion të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore të realizuara në këtë klinikë.

Vizita është paraparë të jetë në ora 11:30.

Ndryshe, më 11 korrik, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Klinika e Onkologjisë është bërë me një investim të ri në vlerë me mbi 1 milion euro.

“Në Klinikën e Onkologjisë investimi i ri është në vlerën 1 milion e 444 mijë euro. Së shpejti për qytetarët tanë që janë pacientë në Onkologji, do të jetë në shërbim akseleratori i ri”, kishte bërë të ditur Vitia.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika